Politike

Dhuna në mbledhjen e kryesisë së PD-së/ Korreshi: Nuk paska gjë më të keqe kur i persekutuari kthehet në persekutor

Korreshi është shprehur se kjo parti që ka vulën është kthyer në një parti që ka humbur standardin më minimal të demokracisë dhe fjala e lirë sot po pengohet nga njerëz që ishin ish të persekutuar.

12 Qershor 2023, 22:22 Nga I.A
Dhuna në mbledhjen e kryesisë së PD-së/ Korreshi: Nuk paska
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnje, Saimir Koreshi ka folur për dhunën e pësuar në mbledhjen e kryesisë së PD-së një javë më parë. I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Korreshi është shprehur se kjo parti që ka vulën është kthyer në një parti që ka humbur standardin më minimal të demokracisë dhe fjala e lirë sot po pengohet nga njerëz që ishin ish të persekutuar.

"Kanë bërë një propozim për të komanduar dike tjetër në vendin tim në krye të partisë demokratike dega Lushnja, por çështja është se mua më ka mbetur akoma vula. Në qoftë se e miratojnë në kryesi të vijnë të marrin vulën dhe të ja jap, kjo që po ndodh është qesharake, sot kisha një lidhje telefonike me dikë dhe më tha se e kanë lajmëruar se Saimiri nuk është më. Nuk paska gjë më të keqe që të persekutuari kthehen në përsekutorë, këtu është bërë si partia e punës dhe ka qene gjithë jetën në vështirësi se nuk lejohej fjala e lirë dhe sot pengon mendimin ndryshe. Këto janë problematika shumë të mëdha dhe jam ndje shumë keq pasi edhe familjarët më janë shprehur se përse e kemi bërë gjithë këtë betejë deri tani. Unë jam për një PD të madhe fituese dhe gjithëpërfshirëse kjo po bëjnë ata nuk hyn në asnjë kategori, në qoftë se jeni që ti gjeni kryetar PD-s me dy tre veta pas unë nuk jam me ju. Kjo është e gjitha që unë kam kërkuar që nga fillimi deri më sot, mendoj dhe gjykoj që Basha, Alibeaj dhe Berisha duhet ta rimendojnë pozicionin e rikandidimit," tha Korreshi.

saimir korreshi

Sondazh

Poll