Bota

HAGË/ Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-ës, specialja pranon si provë materiale një dokument të propozuar nga ZPS

Pranimi i këtij dokumenti si provë materiale është kundërshtuar nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me arsyetimin se nuk ka themelësi.

12 Qershor 2023, 22:27 Nga f.i
HAGË/ Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-ës, specialja
ish-krerë të UÇK-ës

HAGË- Trupi gjykues në Hagë ka pranuar si provë materiale një dokument të propozuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, i cili përmban një listë emrash të disa individëve që pretendohen se janë viktima në këtë çështje gjyqësore.

Sipas L.Smith tha se ky dokument përmban një listë emrash të identifikuar si bashkëpunëtorë në rajonin e Podujevës, por pranimi i këtij dokumenti si provë materiale është kundërshtuar nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me arsyetimin se nuk ka themelësi.

'Dokumenti përmban një listë emrash dhe individëve të identifikuar si citoi si bashkëpunëtorë nga rajoni i Podujevës. Mbrojta kundërshton pranimin e këtij dokumenti me arsyetimin se nuk ka themelësi…Dokumenti i propozuar është relevant dhe i qartë lidhur me arsyet që kanë në ndalimin e individëve të caktuar të renditur në dokumentin në fjalë dhe që pretendohen që të jenë viktima të krimeve në çështjen gjyqësore në fjalë. Trupi gjykues është i bindur se dokumenti është autentik dhe provues dhe duket që është faqja e parë e një dokumenti të Policisë Ndërkombëtare të UNMIK-ut, të sekuestruar nga selia e SHIK-ut. Trupi gjykues vëren më tej se ai ka dëgjuar prova që kanë të bëjmë me katër persona që renditen në listën e dokumentit në fjalë që mbështet deri në njëfarë mënyre përmbajtjen dhe besueshmërinë e këtij dokumenti. Nuk ka indikacion për vlerën provuese të këtij dokumenti dhe që kjo vlerë provuese zhbënë paragjykimin ndaj mbrojtjes…trupi gjykues është i bindur që kërkesat e rregullës 138 përmbushen dhe si rezultat e pranon këtë dokument si provë materiale”,- tha ai.

Kujtojmë se seancat vazhdojnë me dëshminë e dëshmitarit të tetë, i cili po iu përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga ZPS-ja.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

kosova ne hage

Sondazh

Poll