Bota

VIDEO/ Aksioni i Policisë së Kosovës në veri, momenti i arrestimit të drejtuesit të Mbrojtjes Civile

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

13 Qershor 2023, 14:24 Nga a.l
VIDEO/ Aksioni i Policisë së Kosovës në veri, momenti i
Momenti me video i arrestimit të Milenkoviç

KOSOVË- Dalin pamjet nga arrestimi i Milun Lune Milenkoviç drejtuesi i Mrojtjes Civile, në veri të vendit.  Në një aksion të papritur nga Policia e Kosovës pasditen e sotme, Luna u arrestua si një nga organizatorët e protestave të dhunshme të 26 dhe 29 majit, ku mbetën të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it. 

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sveçla tha se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës të cilët kanë marrë lëndime të lehta. 


Tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

tensione në veri të kosovës milun lune milenkovic

Sondazh

Poll