Bota

Drejtues i Mbrojtjes Civile dhe trajner Kikboksi/ Ky është “Lune” që u arrestua sot në Veri, i dyshuar për disa vepra penale

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti ka kritikuar Prokurorinë e Shtetit lidhur me ngjarjet në veri.

13 Qershor 2023, 14:34 Nga a.l
Drejtues i Mbrojtjes Civile dhe trajner Kikboksi/ Ky është
Milun Lune Milenkoviç

KOSOVË- Milun Lune Milenkoviç drejtuesi i Mbrojtjes Civile në veri është vënë sot në pranga në një aksion të organizuar nga Policia e Kosovës pasditen e sotme. Ai është i njohur për serbët në veri të vendit, pasi është edhe trajner i kikboksit në Mitrovicë.  Kryeprokurori i Prokurorisë Sepciale, Blerim Isufaj tha se ai ka qenë i dyshuar për disa vepra penale në të kaluarën. 

Për arrestimin e kikbokserit ka njoftuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Sipas tij Lune është njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. Në një publikim në Facebook, ministri tha se i arrestuari është Milun Milenkoviç, i njohur me nofkën Llune. Pas arrestimit të tij një grumbull serbësh janë mbledhur në veri. 

Drejtues i Mbrojtjes Civile dhe trajner Kikboksi/ Ky është
Milun Lune Milenkoviç

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti ka kritikuar Prokurorinë e Shtetit lidhur me ngjarjet në veri. Ai tha se Prokuroria nuk po reagon ndaj disa të dyshuarve për veprime të jashtëligjshme në pjesën veriore të vendit. 

milun lune milenkovic

Sondazh

Poll