Aktualitet

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Suel Çelës

Apeli i GJKKO-së la në fuqi për të masën e sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Shkalla e Parë, ndërsa ai kërkoi lehtësim të dënimit, megjithëse ai nuk ndodhet në burg aktualisht, por në arrati.

13 Qershor 2023, 13:55 Nga A.B
Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Gjykata e Lartë
Suel Çela

TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e kërkuar nga Suel Çela për masë më të lehtë sigurie dhe jo arrest me burg. Çela bëri rekurs dosjes së tij në Gjykatën e lartë, pasi Apeli i GJKKO-së la në fuqi për të masën e sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Shkalla e Parë, ndërsa ai kërkoi lehtësim të dënimit, megjithëse ai nuk ndodhet në burg aktualisht, por në arrati.

NJOFTIMI:

Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim Marjus Sula alias Suel Çela, kundër vendimit nr. 64, datë 26.04.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Suel Çela është akuzuar si njëri nga protagonistët e 18 shtatorit 2017 në qytetin e Elbasanit. I akuzuar si fillim për vrasje të oficerëve të policisë të ngelur në tentativë, Suel Çela u konsiderua i pafajshëm edhe për veprën e kundërshtimit të forcave. Gjykata tha gjatë vendimit se prokuroria e krimeve të rënda nuk arriti të vërtetojë me prova përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen e tregut agroushqimor.

Prova e gjetur në automjetin “Audi” që shfaqet edhe në kamerat e sigurisë nuk tregon nëse në momentin e ngjarjes ka qenë apo jo i pranishëm Çela. Bashkë me Endri Çopjen, ai gjithashtu akuzohet për tentativë rrëmbimi të një personi dhe plagosjen e tij, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013./Dosja.al

suel cela

Sondazh

Poll