Aktualitet

Dumani para gjykatës! Shtyhet sërish seanca, Prokuroria kërkon kohë: Do paraqesim prova të reja

Seanca e radhës të jetë më datë 21 qershor, ora 9:00.

13 Qershor 2023, 10:42 Nga A.B
Dumani para gjykatës! Shtyhet sërish seanca, Prokuroria kërkon
Nuredin Dumani

TIRANË- Shtyhet sërish seanca për Nuredin Dumanin. Sot ishte caktuar që të zhvillohej seanca paraprake për Dumanin, i cili do të dëshmonte për ngjarjet ku ai akuzohet si bashkëpunëtor me të kërkuarin e drejtësisë Talo Çela.

Prokuroria ishte ajo që kërkoi më shumë kohë, duke argumentuar këtë kërkesë me pretendimin se do të paraqesin prova të reja.Në fund, u vendos që seanca e radhës të jetë më datë 21 qershor, ora 9:00.

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani do të japë dëshminë e tij në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës dhe Enver Divës, të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.Për këto ngjarje akuzohet dhe Talo Çela, por çështja për të është ndarë, duke qenë se është ende në kërkim nga Policia e Shtetit. Pjesë e procesit është dhe Klevis Alla, gjithashtu i penduar i drejtësisë, por edhe bashkëpunëtori i ngushtë i Dumanit, Henrik Hoxhaj. /Dosja.al

nuredin dumani talo cela

Sondazh

Poll