Aktualitet

I biri u vra nga Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili, babai i Rigers Runajt fjalë prekëse në gjykatë: Ju i përqafoni fëmijët tuaj, i imi s’vjen më!

Jetnor Runaj, teksa i drejtohej dy të akuzuarve, që ishin në sallën e gjyqit, kërkoi dënimin e të rinjve, siç e përcakton ligji. Mes të tjerash ai tregoi jetën e vështirë pas vrasjes së të birit, sëmundjen e gruas dhe pritjen në shkallë se mos djali i tij ‘kthehet’.

13 Qershor 2023, 12:12 Nga k.m.
I biri u vra nga Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili, babai i Rigers Runajt
Regis Runaj

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të akuzuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt ngjarje të ndodhura në harkun e një jave në Korrik të vitit 2020 në Elbasan. Në seancën e sotme ka qenë i pranishëm edhe babai i Runajt, i cili ka kërkuar vetëm drejtësi për djalin e tij.

Jetnor Runaj, mes të tjerash ai tregoi jetën e vështirë pas vrasjes së të birit, sëmundjen e gruas dhe pritjen e të birit në shkallë, edhe pse ai ka ndërruar jetë disa vite më parë. 

“Ne jeni fukarenj, jemi njerëz të këputur. Dua drejtësi për vrasjen e djalit. Gruaja ime është e sëmurë, shpesh e mbyll në dhomë se kam frikë mos i ndodh diçka. Djalin ma vranë me 27 thika. U them këtyre çunave mua vetëm një thikë më duhet që të shkoj tek im bir. Dua që këta dy çuna të marrin atë që meritojnë asnjë ditë më shumë. Çdo ditë rri në shkallë dhe pres djalin, por ai nuk vjen. Më kuptoni dhe mua, ju i përqafoni fëmijët tuaj. Unë pres që djali të më kërkojë lekë për cigare,”- mësohet të jetë shprehur babai.

SPAK dha sot pretencën për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin. Mësohet se për Hoxhën është kërkuar 30 vite burg, ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, 12 vite.

regis runaj

Sondazh

Poll