Aktualitet

Me 9 vota pro, Alfred Peza zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së

Kandidatët shpalosën para Këshillit Drejtues platformat e tyre për pozicionin për të cilin po kandidonin, ndërsa për gati 15 minuta iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të Këshillit.

13 Qershor 2023, 13:32 Nga A.B
Me 9 vota pro, Alfred Peza zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i
Alfred Peza

TIRANË- Alfred Peza zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së. Sot, Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar zgjodhi me 9 vota pro, gazetarin Alfred Peza.

Ishin 6 kandidatë që garonin për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, por vetëm 4 prej tyre u kualifikuan me votim të fshehtë nga anëtarët e Këshillit Drejtues, konkretisht: Alfred Peza, Laureta Roshi, Enrik Mehmeti dhe Helidon Haliti, por ky i fundit u tërhoq nga gara për arsye shëndetësore.

Kandidatët shpalosën para Këshillit Drejtues platformat e tyre për pozicionin për të cilin po kandidonin, ndërsa për gati 15 minuta iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të Këshillit.

Pas një votimi të fshehtë, Këshilli Drejtues zgjodhi Alfred Pezën si Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së./Dosja.al

alfred peza

Sondazh

Poll