Aktualitet

Emërtimet e origjinës, në 2022 veç një aplikim, djathi mishavina i Bjeshkëve të Kelmendit

Të dhënat zyrtare nga raporti i vitit 2022 tregojnë se vitin e shkuar pranë DPPI pati vetëm një aplikim për regjistrim emërtim origjine.

13 Qershor 2023, 12:00 Nga m.s
Emërtimet e origjinës, në 2022 veç një aplikim,
djath

TIRANË- Treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës edhe pse vijojnë të mbeten ndoshta ndër aplikimet me numrin më modest pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale sërish nuk kanë munguar.

Vit pas viti numri i regjistrimeve që fitojnë mbrojtjen sipas kuadrit ligjor është në rritje duke krijuar kështu një numër në rritje të produkteve shqiptare që identifikohen me origjinën e tyre. Të dhënat zyrtare nga raporti i vitit 2022 tregojnë se vitin e shkuar pranë DPPI pati vetëm një aplikim për regjistrim emërtim origjine.

“Gjatë këtij viti, është lëshuar 1 certifikatë regjistrimi për emërtim origjine, konkretisht në lidhje me produktet e klasës 29 të klasifikimit të nicës “djath” nën emërtimin “djath mishavine i Bjeshkëve të Kelmendit”. Karakteristikë e këtij produkti është struktura e përbërjes së djathit, copëzat e imëta, aroma karakteristike, shija delikate dhe niveli i lartë i tretshmërisë. Në traditën vendase, djathi i mishavinës, është produkti që përdoret për të respektuar mikun, për të cilin ata ndihen krenarë” thuhet në raportin e DPPI.

Djathi Mishavia në fillim të këtij viti mori edhe nga Ministria e Bujqësisë certifikim si produkt i origjinës shqiptare bashkë me tre produkte të tjera si Mjalti i Bedunicës, Djathi i Ziem i Veleçikut dhe Djathi i Dhisë nga Bjeshkët e Rrunjës. Raporti i DPPI nënvizon se nga marrëveshja e Lisbonës “Për mbrojtjen e emërtimeve të origjinës dhe regjistrimin e tyre ndërkombëtar”, për vitin 2022 janë depozituar 6 aplikime, nga të cilat 5 janë aplikime për regjistrim treguesi gjeografik dhe 1 aplikim për regjistrim emërtim origjine. Drejtoria vlerëson se regjistrimi i produkteve si tregues gjeografik dhe emërtim origjine ka marrë një rëndësi të veçantë. Produktet të cilat mbrohen si tregues gjeografik dhe emërtim origjine, pasi certifikohen u vendoset një logo, e cila i dallon nga produktet e tjera në tregun vendas.

Më herët janë një sërë produktesh të tjera që kanë fituar certifikatë regjistrimi për emërtime origjine dhe në këtë grup bëjnë pjesë produkte të tilla si: Gështenja e Tropojës, Gështenja e Malësisë së Madhe, Mjalti i Gështenjës së Tropojës, Mjalti i Gështenjës së Malësisë së Madhe, Boronica e Bjeshkëve të Tropojës, Boronica e Bjeshkëve Kuksiane.

Marrë nga Monitor

 

djathi mishavina i bjeshkëve të kelmendit

Sondazh

Poll