Aktualitet

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, 35-vjeçari procedohet në gjendje të lirë, një në kërkim

Policia Pogradec referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim të riun me inicialet R. B., 19-vjeç, banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec. Ai gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në trup, një 31-vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

13 Qershor 2023, 12:46 Nga m.s
Akuzohen për vepra të ndryshme penale, 35-vjeçari procedohet
foto ilustruese

POGRADEC- Policia Pogradec referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim të riun me inicialet R. B., 19-vjeç, banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec. Ai gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në trup, një 31-vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. 

Po kështu nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin me inicialet F. H., 35-vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale një 34-vjeçar.

Njoftimi nga policia

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim R. B., 19 vjeç, banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në trup, një 31-vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e 19-vjeçarit. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për F. H., 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale, një 34-vjeçar. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

policia pogradec

Sondazh

Poll