Aktualitet

Tiranë/ Pranga 3 personave, sillnin në Shqipëri dokumente të falsifikuara

Tre persona janë vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja të falsifikuara.

13 Qershor 2023, 10:38 Nga m.s
Tiranë/ Pranga 3 personave, sillnin në Shqipëri dokumente të
Pashaporta

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja të falsifikuara. Në sajë të operacionit të koduar "Watermark" është bërë arrestimi i personave me inicialet M. H., 35-vjeç, Sh. H., 52-vjeç, dhe I. H., 34-vjeç, të tre banues në Tiranë. Uniformat blu lokalizuan personin me inicialet M. H., në Kamzë, dhe gjatë kontrollit të dokumenteve i gjetën një dokument (patentë italiane) të dyshuar të falsifikuar.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Sh. H., dhe I. H., siguronin dokumentet e falsifikuara jashtë vendit, dhe më pas ja sillnin shtetasit M. H., kundrejt pagesës. Ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Watermark", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.  Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë.  Vihen në pranga 3 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin dhe sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas merreshin me falsifikime dokumentesh, kanë referuar materialet në Prokurori e cila ka regjistruar procedimin penal. Si rezultat i hetimeve proaktive të kryera në  funksion të këtij procedimi penal është dokumentuar me prova ligjore kjo veprimtari kriminale dhe është finalizuar operacioni policor i koduar "Watermark". Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:   - M. H., 35 vjeç, Sh. H., 52 vjeç, dhe I. H., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin M. H., në Kamzë, dhe gjatë kontrollit të dokumenteve i gjetën një dokument (patentë italiane) të dyshuar të falsifikuar.  Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Sh. H., dhe I. H., siguronin dokumentet e falsifikuara jashtë vendit, dhe më pas ja sillnin shtetasit M. H., kundrejt pagesës, dhe ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

dokumente të shtetësive të huaja të falsifikuara

Sondazh

Poll