Bota

Kurti: Do t'i shpallim zgjedhjet e parakohshme pas konsultimeve! Nuk ka nevojë për shok-bomba dhe dhunë

Ai tha se procesi duhet të jetë demokratik dhe i lirë. 

13 Qershor 2023, 11:48 Nga a.l
Kurti: Do t'i shpallim zgjedhjet e parakohshme pas konsultimeve! Nuk ka
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në konferencën e sotme për media tha se zgjedhjet e parakohshme do të shpallen pas kosultimeve në takimin e ardhshëm me kryenegociatorët. Ai tha se procesi duhet të jetë demokratik dhe i lirë. 

"Unë jam për zgjedhje të parakohshme…nuk mund të shkohet me shok bombe, granata dore e plumba, po kriminelët duhet të përballen me drejtësi….pres një përgjigje dhe diskutim të mëtutjeshëm me Brukselin…Lulzim Hetemi nuk ka qenë i menduar që do të bëhet kryetar i Leposaviçit…Më 21 prill Aleksandër Jabllanoviç ishte pretend për kryetar i komunës dhe pas dorëheqjes së tij u bë kryetar Lulzim Hetemi. Nuk kemi nevojë për nxitim që të na sjell në një proces të ri, por për një proces demokratikë, të lirë dhe fer. Na duhet fushatë e lirë për zgjedhje të lira. Dhe ky mandat është dy vjçar e jo katër vjeçar", tha ai. 

albin kurti

Sondazh

Poll