Bota

"Do na mungosh", mesazhe lamtumire, lule dhe flamuj për Berlusconin (FOTO)

Qytetarët kanë vendosur mesazhet e ngushëllimit dhe buqetat me lule jashtë rezidencës së tij në Arcore.

13 Qershor 2023, 11:29 Nga DOSJA
"Do na mungosh", mesazhe lamtumire, lule dhe flamuj për
buqete me lule ne nder te Silvio Berlusconit

ITALI- Me mijëra mesazhe lamtumire janë dedikuar për Silivio Berlusconin, e po kështu janë vendosur lule, flamuj dhe shalle të Monzas dhe me logon e Forza Italia. Qytetarët kanë vendosur mesazhet e ngushëllimit dhe buqetat me lule jashtë rezidencës së tij në Arcore. 

"Do na mungosh", mesazhe lamtumire, lule dhe flamuj për

"Do na mungosh", mesazhe lamtumire, lule dhe flamuj për

Ish-kryeministri vdiq të hënën, në spitalin San Raffaele në Milano, ku u shtrua për disa kontrolle në lidhje me leuçeminë kronike të diagnostikuar kohë më parë. Ai ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Dhe ditëlindjen e tij të fundit ai e kishte festuar pikërisht në vilën Brianza, ku mbërriti makina duke mbajtur trupin.

"Do na mungosh", mesazhe lamtumire, lule dhe flamuj për

Buqeta me lule dhe shënime, mesazhe dhe shkrime për të shprehur dashurinë dhe ngushëllimet për vdekjen e një politikani dhe një sipërmarrësi që ka lënë gjurmë në historinë e dekadave të fundit. Në Arcore mbërritën edhe një grup i madh gazetarësh dhe fotografësh.

 "Do na mungosh", mesazhe lamtumire, lule dhe flamuj për

 "Me dhimbje të thellë mësojmë për ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconit, i cili ndodhi sot më 12 qershor 2023. Një humbje e rëndë për Italinë. Silvio Berlusconi la një gjurmë të pashlyeshme në politikën dhe shoqërinë italiane. Berlusconi kontribuoi në krijimin e veprave për Arcoren. Në këtë moment zie bashkohemi me familjen dhe miqtë e tij për ndarjen nga jeta”, thuhet në njoftimin e bashkisë Arcore.

Sondazh

Poll