Bota

Konferenca, Kurti: S'ka paqe pa gratë, luajnë rol të madh në institucionet e sigurisë

Kurti ka deklaruar se 24 vjet pas luftës, Kosova ka arritur të bëhet shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor.

13 Qershor 2023, 11:19 Nga A.B
Konferenca, Kurti: S'ka paqe pa gratë, luajnë rol të madh
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar për mediat se 'nuk ka paqe pa gra'. Ai u shpreh se Qeveria që ai e drejton, synon rritjen e numrit të pjesëmarrjes së grave në institucionet e sigurisë dhe në institucione tjera. Gjatë konferencën e dytë vjetore me titull “Nuk ka paqe pa gra”, Kurti ka deklaruar se 24 vjet pas luftës, Kosova ka arritur të bëhet shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor.

Nuk ka paqe pa gra sepse paqja pikërisht paqja vjen pas çlirimit dhe gratë e dinë më së miri çlirimin nga shtypja, nga dominimi etj. Në këtë rrugëtim të popullit tonë, gratë dhe vajzat luajnë rol të madh. Aktualisht ato përbëjnë 14 për qind të punonjësve të bujqësisë së Kosovës, duke përfshirë 1038 me uniformë dhe 286 staf civil. Ndërsa në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gratë përbëjnë 9.75 për qind të punonjësve. Qeveria jonë po bën përpjekje për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në institucionet e sigurisë”, u shpreh Kurti./Dosja.al

albin kurti

Sondazh

Poll