Bota

Drafti i Asociacionit, Kurti: Rama t'ia propozojë projektin Vuçiçit për Luginën e Preshevës në takimin e Ballkanit të Hapur

Sipas Kurtit ky draft duhet t’i paraqitet Vuçiç nga Rama për shqiptarët në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë.

13 Qershor 2023, 11:38 Nga A.B
Drafti i Asociacionit, Kurti: Rama t'ia propozojë projektin
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar ditën e sotme draft-propozimin për Asocacionin nga Edi Rama. Ai u shpreh se beson në atë draft dhe propozoi që atë Kryeministri Rama t’ja dorëzojë Presidentit serb Vuçiç në takimin e radhës të “Open Ballkan”. Sipas Kurtit ky draft duhet t’i paraqitet Vuçiç nga Rama për shqiptarët në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë.

“Unë nuk kam marrë përgjigjie ende nga zoti Borrel dhe besoj që së shpejti do të  na përgjigjet me kërkesën që të kemi takim në Bruskel, jam konstruktiv, i përkushtuar sepse besoj që pa intensifikuar dialogun nuk ka zgjidhje. Ne e kemi marrëveshjen, ne na duhet të bëjëm një hap ashtu si Serbia duhet të bëjë një hap. Në takimin që kemi pasur në Ohër unë kam ofruar që ta shkruaj draft-statutin, nuk kam interes ti dominoj, përkundrazi jam Kryeministri dhe dua që ata të kenë mundësi të barabarta, por me atë rast kam kërkuar dakordim për parimet bazë sepse nuk mund të ballafaqojmë tekste e letra kur nuk ka dakordësi për frymën. S’kam dyshim që Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama beson se propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu, krejt ca unë propozoj është që Kryeministri Rama t’ja prezantojë Presidentit Vuçiç në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur. Padyshim që Kryemi nistri Rama beson se ky është një model i duhur, pra propozimi im ështe që duke besuar në atë që beson kryeministri Rama, t’ja propozojë Beogradit për shqiptarët në Serbi, në Preshevë, Medvegjën dhe Bujanoc”, deklaroi Kurti.

Edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se nuk e ka parë draft-propozimin e Ramës për Asocacionin e komunave me shumicë serbe dhe se nuk i intereson, pasi sipas tij Kryeministri shqiptar nuk ka autorizim për një draft të tillë./Dosja.al

albin kurti edi rama drafti i rames per asosacionin

Sondazh

Poll