Bota

SKANDALI në shkollën fillore 'Lidhja e Prizrenit'/ U kap duke puthur me forcë nxënësen minorene, mësuesi pezullohet nga detyra për 6 muaj

Në video mësuesi shfaqet duke puthur minorenen teksa kjo e fundit përpiqet ta shmangë. 

13 Qershor 2023, 11:18 Nga a.l
SKANDALI në shkollën fillore 'Lidhja e Prizrenit'/ U kap
Mësuesi puth nxënësen

KOSOVË- Valentin Selmanaj, mësuesi i cili u filmua duke puthur me forcë një nxënëse të klasës së shtatë në shkollën fillore 'Lidhja e Prizrenit' në komunën Zevaçan. është pezulluar nga detyra për 6 muaj. 

Ndaj tij ka nisur një hetim për veprën penale 'sulm seksual'. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte datë 9 qershor, ndërsa pamjet të cilat duket se janë filmuar fshehtas janë publikuar sot. Në video mësuesi shfaqet duke puthur minorenen teksa kjo e fundit përpiqet ta shmangë.  Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj. 

valentin selmanaj

Sondazh

Poll