Bota

Të shtëna me armë zjarri në SHBA/ Vriten 3 persona, plagosen 3 të tjerë, shkak një konflikt i çastit

Shefi i policisë Edward Jackson njofton se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Autori është vënë në pranga.

13 Qershor 2023, 07:56 Nga a.l
Të shtëna me armë zjarri në SHBA/ Vriten 3 persona, plagosen
SHBA

SHBA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në SHBA. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Annapolis, Maryland. Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur. Për arsye hetimore identiteti i tyre nuk është bërë ende publik. 

Shefi i policisë Edward Jackson njofton se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Autori është vënë në pranga.

“Ne ende po përpiqemi të përcaktojmë gjithçka që ka ndodhur. Kemi shumë më tepër punë për të bërë,” tha zoti Jackson.

Makina të shumta policie u panë në zonën e banimit të Paddington Place ku ndodhën të shtënat. Jackson tha se policia gjeti një armë në vendin e ngjarjes. 

te shtena me arme ne shba

Sondazh

Poll

Bota 13 Qershor 2023, 07:22 a.l

Macron: Ukraina nuk do të pushtohet

Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të hënën se Ukraina nuk do të pushtohet pas takimit t&eum...