Bota

Ndodh në Ekuador! Gruaja e “vdekur” zgjohet në momentin e varrimit të saj, troket për t'u hapur arkivoli (video)

Ajo tani po trajtohet në të njëjtin spital që e shpalli të vdekur

13 Qershor 2023, 07:50 Nga A.B
Ndodh në Ekuador! Gruaja e “vdekur” zgjohet në momentin e
Arkivoli

EKUADOR- Të afërmit e Bella Montoya nuk u besuan veshëve kur gjatë ceremonisë dëgjuan se ajo trokiste brenda arkivolit për t'u hapur. Ngjarja ka ndodhur në Ekuador dhe në qytetin Babahojo. Familjarët që mbanin zi për vdekjen e 76-vjeçares kanë mbetur të shtangur kur dëgjuan thirrjet.

Video tregon mjekët që kujdesen për Montoya pasi u zbulua se ajo ishte ende gjallë. Ajo shihet qartë duke marrë frymë ndërsa hiqet nga arkivoli dhe vendoset në barelë.

“Dora e saj e majtë po godiste anën e arkivolit dhe ajo po dridhej”, tha djali i Montoya, Gilbert Balberan për mediat lokale.

Djali i saj pretendon se zgjimi ndodhi 4 orë pasi nëna e tij u shpall e vdekur.

Sipas Balberan, arresti kardiorespirator e bëri atë të vuante nga katalepsia - një gjendje e ngjashme me hipnozën e karakterizuar nga ngurtësia e trupit, ndjeshmëria e reduktuar ndaj dhimbjes dhe funksionet e ngadalta trupore si frymëmarrja. Si rezultat, stafi i spitalit thuhet se besoi se ajo kishte vdekur.

Montoya tani po trajtohet në të njëjtin spital që e shpalli të vdekur dhe djali i saj thotë se ajo është në gjendje të qëndrueshme.

“Nëna ime është me oksigjen. Zemra e saj është e qëndrueshme”, tha ai. “Doktori i shtrëngoi dorën dhe ajo u përgjigj. Ata më thonë se kjo është një shenjë e mirë sepse do të thotë se ajo po reagon ngadalë”.

alberan e përshkroi ngjarjen si një "mrekulli nga Zoti", ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Ekuadorit caktoi një ekip për të hetuar pse një certifikatë vdekjeje ishte lëshuar gabimisht./Dosja.al

bella montaya ekuador

Sondazh

Poll

Bota 13 Qershor 2023, 07:22 a.l

Macron: Ukraina nuk do të pushtohet

Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të hënën se Ukraina nuk do të pushtohet pas takimit t&eum...