Bota

Macron: Ukraina nuk do të pushtohet

Udhëheqësit u mblodhën për të gjetur një konsensus të përbashkët përpara samitit të NATO-s që do të zhvillohet në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius më 11-12 korrik.

13 Qershor 2023, 07:22 Nga a.l
Macron: Ukraina nuk do të pushtohet
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të hënën se Ukraina nuk do të pushtohet pas takimit të tij me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin polak Andrzej Duda. 

“Lufta e agresionit e udhëhequr nga Rusia është tashmë një dështim strategjik dhe gjeopolitik për vendin. Ne do të sigurojmë që Rusia të mos dalë fitimtare dhe gjithashtu do të parandalojmë tërheqjen e saj nga kjo luftë”, shtoi ai gjatë një konference për shtyp në Paris.

Udhëheqësit u mblodhën për të gjetur një konsensus të përbashkët përpara samitit të NATO-s që do të zhvillohet në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius më 11-12 korrik, shkruajnë mediat e huaja. 

“Situata në Ukrainë na bën thirrje për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë”, shtoi ai.

Gjatë një konference të sigurisë në Bratislavë, Sllovaki, në maj, Macron u kërkoi vendeve perëndimore që t'i ofrojnë Ukrainës garanci të forta, konkrete dhe të prekshme të sigurisë dhe gjithashtu t'i ofrojnë vendit një rrugë drejt anëtarësimit (NATO). 

lufta ukraine-rusi emmanuel macron

Sondazh

Poll