Bota

Alarm i kuq në Bregun e Fildishtë/ Rrëshqitja e dheut lë të vdekur 5 persona

Nuk raportohet për dëme të tjera. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur disa periferi të Abidjanit gjatë natës nga e shtuna deri të dielën.

13 Qershor 2023, 07:43 Nga a.l
Alarm i kuq në Bregun e Fildishtë/ Rrëshqitja e dheut lë
Bregu i Fildishtë

AFRIKË- Autoritetet në Bregun e Fildishtë kanë ngritur alarmin e kuq në vend, për shkak të motit të keq, reshjeve të dendura të shiut e cila ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Abidjan. Mediat e huaja raportojnë se 5 anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën pas rrëshqitje të dherave ditën e dielë. 

Nuk raportohet për dëme të tjera. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur disa periferi të Abidjanit gjatë natës nga e shtuna deri të dielën. Shirat raportohet se lanë rrugë të përmbytura plotësisht në shumë pjesë të qytetit.

Rreth 15 fëmijë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në Bregun e Fildishtë nga janari deri më 6 qershor 2023, nga fatkeqësitë e shkaktuara nga shirat e dendur. Vitin e kaluar, 19 persona humbën jetën në vend si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm. 

bregu i fildishtë

Sondazh

Poll

Bota 13 Qershor 2023, 07:22 a.l

Macron: Ukraina nuk do të pushtohet

Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të hënën se Ukraina nuk do të pushtohet pas takimit t&eum...