Bota

E rëndë në Kosovë/ Mësuesi i shkollës fillore filmohet duke PUTHUR në buzë nxënësen e klasës së 7-të (VIDEO)

Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa është filmuar me telefon pas derës së klasës.

13 Qershor 2023, 07:34 Nga a.l
E rëndë në Kosovë/ Mësuesi i shkollës fillore
Mësuesi filmohet duke puthur nxënësen

KOSOVË- Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur të premte në një shkollë fillore 'Lidhja e Prizrenit' në komunën e Deçanit. Një mësues i identifikuar me emrin Valentin Selmanaj është filmuar duke puthur në buzë një nxënëse të klasës së shtatë. 

Ngjarja është filmuar me telefon pas derës së klasës. Siç shihet edhe në videon e bërë publike nga 'JOQ', mësuesi përpiqet të puthë më forcë të miturën teksa kjo e fundit shfaqet konfuze në veprimet e saj. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Rasti është denoncuar në polici dhe mësuesi Valentin Selmanaj është vënë në pranga. Ai pritet të përballet me akuzën për veprën penale "sulm seksual'./Dosja.al

kosove valentin selmanaj

Sondazh

Poll

Bota 13 Qershor 2023, 07:22 a.l

Macron: Ukraina nuk do të pushtohet

Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të hënën se Ukraina nuk do të pushtohet pas takimit t&eum...