Bota

Danimarka në mbështetje të Ukrainës, planifikon të dërgojë municion me vlerë prej 36 milionë dollarësh

Zyrtarët thanë se paketa bazohet në një kërkesë specifike të Kievit, duke shtuar se diskutimi për mbështetjen e mëtejshme vazhdon

13 Qershor 2023, 07:18 Nga a.l
Danimarka në mbështetje të Ukrainës, planifikon të
Foto ilustruese

DANIMARKË- Danimarka do të dërgojë në Ukrainë municione me vlerë 250 milionë krona daneze (36 milionë dollarë). Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes në detyrë i Danimarkës Troels Lund Poulsen dhe ministri i Jashtëm Lars Lokke Rasmussen, shkruajnë mediat e huaja. 

Pa dhënë shumë detaje, ministrat zbuluan se paketa do të përfshijë 2000 predha artilerie.

"Ukraina ka arritur t'i mbajë rusët larg. Tani, ka ardhur koha për t'u përgjigjur në natyrë. Për këtë, (Ukraina ka nevojë) të ketë aftësitë e nevojshme. Këtu përfshihen edhe municionet," komentoi Rasmussen.

Zyrtarët thanë se paketa bazohet në një kërkesë specifike të Kievit, duke shtuar se diskutimi për mbështetjen e mëtejshme vazhdon. Më 19 maj, Danimarka iu bashkua koalicionit të avionëve luftarakë, iniciativës ndërkombëtare për të furnizuar Ukrainën me F-16 dhe për të trajnuar pilotët ukrainas. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll