Bota

Situata në Veri/ Vuçiç vë kushte: Jam i gatshëm për marrëveshje, por fillimisht kryetarët e komunave të japin dorëheqjen

Udhëheqësi serb ka folur dhe për takimet me të dërguarin e BE, Miroslav Lajçak dhe disa përfaqësues amerikanë e të BE. Ai tha se bisedat nuk kanë qenë të lehta, ndërsa shtoi se situata në Veri po komplikohet.

13 Qershor 2023, 07:57 Nga a.l
Situata në Veri/ Vuçiç vë kushte: Jam i gatshëm
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë këtë të hënë se është i gatshëm për fillimin e formimit të Asosacionit me Kosovën dhe për marrëveshje. Në një intervistë për median serbe TV Happy, Vuçiç është shprehur se Serbia është e gatshme për kompromise por me një kusht, që kryetarët e zgjedhur në komunat në Veri të japin dorëheqjen.

Ne jemi të gatshëm për kompromise, thjesht po kërkoj që të largohen kryetarët e rrejshëm nga ndërtesat e komunës, le të japin dorëheqjen. Jemi të gatshëm për kompromise, por edhe të fillojmë formimin e Asociacionit”, tha presidenti i Serbisë për TV Happy.

Udhëheqësi serb ka folur dhe për takimet me të dërguarin e BE, Miroslav Lajçak dhe disa përfaqësues amerikanë e të BE. Ai tha se bisedat nuk kanë qenë të lehta, ndërsa shtoi se situata në Veri po komplikohet.

“Kam pasur një bisedë jo aq të lehtë me Miroslav Lajçak, me disa përfaqësues amerikan dhe me një nga përfaqësuesit të lartë të BE-së mbrëmë vonë. Situata po komplikohet dhe më shqetëson shumë”, deklaroi Vuçiç

Ai gjithashtu ka thënë se bisedat me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emanuel Macron kanë qenë të vështira, por theksoi se ka respekt të madh për ta.

“Kam respekt të madh për kancelarin Scholz, jam politikisht i afërt me presidentin Macron. Ishte një bisedë shumë e vështirë. Duhet t’i kuptojmë, ata nuk duan luftë. Neve na takon të ruajmë paqen, interesat e popullit tonë, që kombi ynë të mbijetojë. Prandaj, nuk është e lehtë të flasësh as me serbët nga Kosova”, është shprehur Aleksandër Vuçiç. 

Tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 13 Qershor 2023, 07:22 a.l

Macron: Ukraina nuk do të pushtohet

Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të hënën se Ukraina nuk do të pushtohet pas takimit t&eum...