“Luftë e ftohtë” në PD-në e vulës/ Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar për 29 korrikun, shumica e Kryesisë kundër
Gazment Bardhi TIRANË- Zbardhja e vendimit të kryesisë së PD zyrtare, ka bërë që anëtarët të cilët j...
Po ashtu Açka shtoi se derisa PD të bëhet ajo parti që duhet të jetë, ajo mund të lëvizë në një parti tjetër.
TIRANË- Deputetja demokrate Flutura Açka ka paralajmëruar sot largimin nga Partia Demokratike. Me një postim në Facebook, Açka shkruan se është e revoltuar ndaj demokratëve dhe mediave, të cilët kanë folur se deputetja po ndihmon kthimin në krye të PD të ish-kryetarit Lulzim Basha. Po ashtu Açka shtoi se derisa PD të bëhet ajo parti që duhet të jetë, ajo mund të lëvizë në një parti tjetër.
Postimi i Plotë:
Tirania e burrecëve të Tiranës Të gjithë ju, mjerisht më së shumti burra, që përmendni emrin tim me shkujdesje të plotë nēpër studiot televizive apo kamaret e ekraneve ulur mbi luksin e shtëpive tuaja, me bulçitë të fryra nga nginjja e ndërkeqja politike që ju ka zënë, me krahēt e hapur e të kreshpëruar e nënsqetulla që ju mbajnë erë edhe nga ekrani e që jeni të merakosur shumë për fatin e Partisë Demokratike, edhe ju finët perfidë që bëni lajme me sms të diktuara nga padurimi dhe pabesia, para se të thoni se jam pjesë e kthimit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, bëni mirë më së pari, në kor ose më vete, t’i shihni të vërtetat në sy: Guxoni t’i kërkoni publikisht zotit Sali Berisha të tërhiqet nga drejtimi i Partisë Demokratike dhe partia të hyjë në reformē tē plotë. Ndërkohë që ju bënit pallate e vinit pasuri kür të djathtët – edhe të majtët – ishin në pushtet, unë shkruaja libra. Në kohēn kür ju pushtonit ngastra publike për vilat tuaja, unē botoja libra me paratë e xhepit tim për ta moderuar vitrinën shqiptare.
Ndërkohë qē ju ruanit si tē joshnit të renë e radhës që shfaqej për punë në derēn e redaksisë, unë flisja për demokracinë dhe deformimet që po i ndodhnin asaj nga të majtë e të djathtë. Ndëkohë që ju hynit në paradhomat e kryeministrave si langonj për ndonjë teke uiski a për t’i kërkuar ta emëronte shef kadastre ndonjë bashkēfshatarin tuaj, unë lexoja poezi shqipe tribunave të botës, duke i shitur botës Shqipërinē e bukur. Ju jeni bashkëfajtorë në shkatërrimin e Opozitës shqiptare me oportunizmin tuaj, me flirtet tuaja, me paturpësinë tuaj. Ndaj, për shkak të asaj frike kanunore a korruptive me të cilën jeni mēsuar të mbijetoni, nuk guxoni të përmendni emrin e ndonjë burri me të cilin keni besë, apo të përmendni emrin e ndonjë burri me të cilin, a me të cilët Lulzim Basha po u ktheka në parti. Deri kur ajo parti të bëhet, ju siguroj se do të kem shkuar në një parti tjetër, ku demokracia është e sanksionuar nga ligje të epërme. Nuk shqetësohem që mē përmendni, por që nuk jeni përmendur akoma për dëmin që po i bēni demokracisë shqiptare!
Gazment Bardhi TIRANË- Zbardhja e vendimit të kryesisë së PD zyrtare, ka bërë që anëtarët të cilët j...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do ketë një përballjes mes tij dhe Lulzim Bashës për k...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi situatën në Kosovë dhe draft-statutin e pwrgatitu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përsëriti sot se me kryeminstrin Edi Rama nuk ka zgjedhje. Gjatë...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ata dp të vazhdojnë luftën e tyre kundër pushtetit. Gja...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se statuti i PD do zbatohet me përpikmëri. Gjatë nj&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha nuk e mbrojti votën në zgjedhjet e 2...
Sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se PD do vazhdojë mbrojtjen e votës. Gjatë një...
Komisioni i Jashtem TIRANË- Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvend nisi të premten seancat dëgjimore me kandidatët p...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pjesën e radhës së podcast-it të tij 'Flasim'. Në episodin e sot...