Politike

Publikohen notat e Gjuhës së Huaj, rriten mbetësit, përgjysmohen ekselentët, nota mesatare 7

1043 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.

10 Qershor 2023, 16:19 Nga k.m.
Publikohen notat e Gjuhës së Huaj, rriten mbetësit,
Foto ilustruese

TIRANË- Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj, Matura Shtetërore 2023. Më datë 1 qershor, 30 mijë maturantë nisën procesin e maturës shtetërore me provimin e gjuhës së huaj, por rezultatet kanë dalë sot për 27263 maturantë. 1043 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00. Kalueshmëria për këtë provim është 96.17% ndërsa nota mesatare është 7.68.

Për t'u njohur me rezultatet (Klikoni këtu)

matura 2023

Sondazh

Poll