Sport

VIDEO/ Aguero dhe Tevez në ekstazë për fitoren e Manchester Cityt…

Sergio Aguero dhe Carlos Tevez patën një “shpërthim” gëzimi dhe lumturie pas përfundimit të finales së Champios League, duke festuar si të tërbuar suksesin e ri të Manchester Cityt.

11 Qershor 2023, 11:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Aguero dhe Tevez në ekstazë për fitoren e Manchester

TURQI - Manchester City triumfoi në finalen e Champions League kundër Interit, pasi fitoi 1-0 në “Atatürk” dhe u ngjit për herë të parë në krye të Evropës.

Në tribunat e stadiumit të Stambollit janë gjetur dy “lavdi” të historisë moderne të “Qytetarëve”, sulmuesit  Sergio Aguero dhe Carlos Tevez për të transmetuar finalen për llogari të Star + (platformë transmetimi ndeshjesh).

VIDEO/ Aguero dhe Tevez në ekstazë për fitoren e Manchester

Dy ish-shokët e skuadrës së Cityt dhe Argjentinës, mbështetën ish-klubin e tyre në finale, shpërthyen në një ekstazë të egër, si pas golit të artë të Rodrit dhe sigurisht në bilbilin e fundit të arbitrit Simon Marciniak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll