Sport

Haaland e feston suksesin me të dashurën e tij në mesin e fushës! - Shikoni VIDEON!

City u kurorëzua kampion i Evropës për herë të parë pas golit t shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes nga Rodrit, që i dha skuadrës së Pep Guardiolës mundësinë të fitonte 1-0 kundër Interit të Milanit.

11 Qershor 2023, 10:22 Nga DOSJA
Haaland e feston suksesin me të dashurën e tij në mesin e

TURQI - Erling Haaland festoi triumfin e arritur me Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve me të dashurën e tij Isabel Johansen. Çifti pozoi përkrah trofeut të famshëm në fushën e Stambollit.

Johansen e kishte parë finalen nga tribuna së bashku me babain e Haaland, Alf-Inge, ndërkohë që më pas zbriti në fushë për të festuar dhe të dy mbanin veshur fanelën e Manchester City-t, për të shkrepur disa foto në Stadiumin Olimpik Ataturk.

City u kurorëzua kampion i Evropës për herë të parë pas golit të shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes nga Rodrit, që i dha skuadrës së Pep Guardiolës mundësinë të fitonte 1-0 kundër Interit të Milanit.

Rezultati kompletoi një tripletë të famshme trofeshë me Cityn që kishte siguruar tashmë Premier League dhe FA Cup gjatë një sezoni mahnitës.

Johansen u fotografua në fushë së bashku me Haaland për të festuar triumfin, me sulmuesin e veshur edhe me flamurin norvegjez.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll