Sport

Zhang: "Krenar për Interin, projekti ynë është shumë i qartë"

Presidenti zikaltër: "Kemi treguar se mund të luajmë në nivelin e Manchester Cityt, le ta kemi një pikënisje për të ardhmen"

11 Qershor 2023, 09:45 Nga DOSJA
Zhang: "Krenar për Interin, projekti ynë është

TURQI - Steven Zhang ka uruar Interin pavarësisht humbjes në finalen e Champions League: "Jam vërtet  krenar për ekipin, lojtarët, stafin, të gjithë. Ne konsideroheshim  të dobët nga të gjithë, por loja tregoi se ne dimë të luajmë në nivelin e Manchester Cityt, të cilët i përgëzoj”. 

Duke folur për Canale 5 pas ndeshjes, presidenti zikaltër vazhdoi: "Kjo duhet të jetë një pikënisje për të bërë më mirë në të ardhmen dhe për të ndërtuar një ekip që mund të kthehet në finalen e Champions League. Ne kemi aftësinë për të bërë gjëra të mëdha, gjithashtu nga një e ardhme: projekti ynë është shumë i qartë dhe ne punojmë çdo ditë për t'u përmirësuar dhe rritur".

Zhang foli edhe për problemin e sulmuesit belg: “Lukaku pati një sezon të jashtëzakonshëm, ai tregoi një lidhje të madhe me Interin, por ai ka një kontratë me Chelsean dhe ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”,- shtoi Zhang duke folur për Sky.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll