Sport

Asllani shkruan historinë, shqiptari i parë me medaljen e finales së Champions në qafë!

Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk pati mundësinë të lunate asnjë minutë në këtë finale, megjithatë ai ashtu si i gjithë ekipi mori medaljen e argjendtë të vendit të dytë

11 Qershor 2023, 07:26 Nga DOSJA
Asllani shkruan historinë, shqiptari i parë me medaljen e finales

TURQI - Interi humbi finalen e Ligës së Kampionëve përballë Manchester Cityt me rezultatin 1-0 në stadiumin “Ataturk Olympik” të Stambollit.

Gjithsesi, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, edhe pse nuk luajti asnjë minutë, shkroi historinë në futbollin shqiptar.

Ai u bë lojtari i parë i Kombëtares që merr një medalje Championsi, edhe pse ishte ajo e argjendtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll