Sport

Pep Guardiola: “Ishte e shkruar, sot na erdhi radha!”

Katalanasi është trajneri i parë që plotëson një tripletë me dy klube të ndryshme

11 Qershor 2023, 09:24 Nga DOSJA
Pep Guardiola: “Ishte e shkruar, sot na erdhi radha!”

TURQI - Mançester Siti i Pep Guardiolës është kampion i Europës pasi mundi Interin 1-0 në finalen e Ligës së Kampionëve duke kompletuar një tripletë historike, e dyta në karrierë pas asaj me Barcelonën:

“Këto gara janë si një monedhë – komentoi trajneri në fund të lojës - në fund mund të kishim barazuar dhe të shkonim në kohën shtesë dhe të humbnim, por edhe të fitonim më një rezultat më të qetë nëse Foden do të kishte bërë 2-0. Ishte shkruar kështu me sa duket, sot na erdhi radha. Bëmë një gjë unike dhe jam i lumtur, kur filluam si pretendent në rastet e tjera bëmë katastrofa”.

"E dija që nuk do të ishte e lehtë me Interin, futbolli italian është rritur shumë - tha ai për Sky - kishte tre finalistë. Shikoni Napolin, shikoni këtë Inter, si luan Conte: nuk është më mbrojtje dhe kundërsulm. Dhe për këtë arsye kjo fitore vlen edhe më shumë...”.

Në konferencë, trajneri spanjoll shtoi: "Dua të falënderoj drejtorin tim sportiv dhe drejtorin tim të përgjithshëm: kushdo tjetër do të më kishte shkarkuar shumë kohë më parë. Sa shumë klube shkatërrojnë projektet e tyre në ndjekje të kësaj fitoreje".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll