Sport

STATISTIKE/ Shifrat e finales së Champions League, ku Manchester City triumfoi...

Mançesteri është qyteti i dytë në kontinent, që ka dy fitues të ndryshëm të Champions League, pas... Milanit.

11 Qershor 2023, 08:30 Nga DOSJA

STATISTIKE/ Shifrat e finales së Champions League, ku Manchester City

TURQI - Me fitore 1-0 në Stamboll ndaj Interit, lojtarët e Manchester Cityt fituan Champions League e parë në historinë e klubit anglez. Këtu janë numrat për këtë arritje.

4 - Katër edicionet e fundit të finales së Champions League kanë përfunduar me të njëjtin rezultat: 1-0.

3 - Duke shënuar kundër Interit, Rodri u bë lojtari i tretë spanjol që shënon për një klub të huaj në finalen e Champions League, pas Xabi Alonso (Liverpool) në 2005 kundër AC Milan dhe Alvaro Morata (Juventus) kundër FC Barcelona në 2015.

37 - Në moshën 37 vjeç e 85 ditë, Edin Dzeko është bërë lojtari i 5-të më i vjetër, që luan në një finale të Champions League. Përpara tij janë Paolo Maldini (38 vjeç e 331 ditë), Lothar Matthäus (38 vjeç e 66 ditë), Alfredo Di Stefano (37 vjeç e 328 ditë) dhe Ryan Giggs (37 vjeç e 180 ditë).

2 - Kevin De Bruyne, i dëmtuar në finalet e Champions League 2021 dhe 2023, u bë lojtari i dytë që përjetoi një fatkeqësi të tillë, pas Dani Carvajal (2016 dhe 2018 me Real Madrid).

3 - Për herë të parë në histori, tre skuadra nga i njëjti vend, kanë humbur në tre finalet e Kupa Evropiane këtë sezon (humbja e Interit kundër Manchester Cityt në C1, AS Roma kundër Sevilla FC në C3 dhe Fiorentina kundër West Hamit në C4).

2 - Mançesteri është qyteti i dytë në kontinent, që ka dy fitues të ndryshëm të Champions League, pas... Milanit.

1 - Julian Alvarez bëhet lojtari i parë jashtë Real Madridit që fiton Champions League dhe Kupën e Botës në të njëjtin sezon që nga viti 1974 (1998: Christian Karembeu, 2002: Roberto Carlos, 2014: Sami Khedira).

2 - Në shekullin e 21-të, vetëm dy skuadra kanë fituar për herë të parë Champions League. Chelsea në 2012 dhe Manchester City në 2023.

STATISTIKE/ Shifrat e finales së Champions League, ku Manchester City

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll