Sport

Barcelona uron Guardiolën për Champions-in e fituar!

Barcelona, ishte dhe skuadra që i dha mundësinë trajnerit katalanas të tregojë potencialin e tij si trajner dhe të fitojë disa trofe ndërkombëtarë përfshirë këtu edhe Champions League.

11 Qershor 2023, 11:03 Nga DOSJA
Barcelona uron Guardiolën për Champions-in e fituar!

SPANJE - Kanë qenë të shumtë ata që kanë uruar Manchester Cityn për këtë arritje të madhe që bëri në Turqi duke fituar Champions League për herë të parë në historinë e tij si klub. Megjithatë ai që ka tërhequr më tepër vëmendjen ka qenë mesazhi i ish-klubit të Pep Guardiolës, Barcelona, e cila ishte dhe skuadra që i dha mundësinë trajnerit katalanas të tregojë potencialin e tij si trajner dhe të fitojë disa trofe ndërkombëtarë përfshirë këtu edhe Champions League.

Në llogarinë e saj në Twitter skuadra katalanase ka uruar Pep Guardiolën me fjalët: “Gjithmonë kampion ”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll