Sport

Erdogan në finale, pranë Ceferinit dhe Infantinos, të gjitha rrugët u mbyllën me të mbërritur ai!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk mund të humbiste finalen e qytetit

10 Qershor 2023, 08:24 Nga DOSJA
Erdogan në finale, pranë Ceferinit dhe Infantinos, të gjitha

TURQI - Finalja e Champions League u rikthye pas 18 vitesh në Stamboll.

Në atë kohë,  Rexhep Taip Erdogan ishte kryeministër i Turqisë dhe në vitin 2014 mori postin e presidentit të vendit dhe qëndron deri më sot.  

Politikani turk nuk mund të mungonte në finalen e “Kemal Ataturk” mes City dhe Inter. Ai mbërriti në stadiumin e qytetit me anëtarët e familjes së tij dhe u ul në tribuna pranë presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit të UEFA-s, Aleksandar Ceferin. 

Pranë tyre ishte sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Theodoros Theodoridis. 

Megjithatë, kur presidenti i Turqisë mbërriti në stadium, të gjitha rrugët u mbyllën. Policia mbajti për dhjetë minuta jashtë stadiumit tifozët e Cityt dhe Interit në mënyrë që presidenti turk të mund të mbërrinte i pashqetësuar me limuzinën e tij në stadium.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll