Bota

Drafti i Ramës, edhe Vuçiç i del kundër: Nuk ka të drejtë të bëjë propozim për Asociacionin

Lideri serb ripërsëriti se të drejtën e propozimit të këtij statuti e ka vetëm ekipi menaxhues, për të cilin është rënë dakord më herët, i përbërë nga serbët.

9 Qershor 2023, 20:23 Nga A.B
Drafti i Ramës, edhe Vuçiç i del kundër: Nuk ka të
Aleksander Vucic

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaron se as kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe as ai i Kosovës, Albin Kurti nuk kanë të drejtë të bëjnë një propozim për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Gjatë një interviste për Reuters, lideri serb ripërsëriti se të drejtën e propozimit të këtij statuti e ka vetëm ekipi menaxhues, për të cilin është rënë dakord më herët, i përbërë nga serbët.

“Kur dëgjoni që Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, se Rama ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, që disa OJQ kanë propozimin e tyre për Asociacionin e komunave serbe, asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë propozime. Ai propozim duhet të bëhet nga serbët dhe ekipi menaxhues i përbërë nga serbët”,-tha Vuçiç.

Kryeministri Edi Rama njoftoi një ditë më parë se ka përgatitur një draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të vendit, duke pretenduar se përmes këtij drafti propozon një zgjidhje për krizën në Kosovë. Drafti sipas Ramës është hartuar pa marrë dakordësinë dhe pa u konsultuar me kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri i Shqipërisë tha se dokumenti është konfidencial dhe se me kontributin e tij është hartuar nga ekspertë të pavarur. 

Ky vendim nga ana e kreut të qeverisë ka shkaktuar reagime nga deputetë e figura politike në Kosovë. Deputetë dhe politikantë të shumtë si nga qeveria por edhe nga opozita nuk e kanë mikëpritur mirë këtë vendim të Ramës. Vetë kryeministri Albin Kurti theksoi se ai e ka dorëzuar një draft-statut për Asosacionin, por nuk ka marrë përgjigje nga Serbia. I vetmi politikan që e ka mikëpritur këtë vendim të Ramës është nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, i cili theksoi se do të marrë mbështetje në Kosovë./Dosja.al

edi rama drafti i rames per asosacionin aleksander vucic

Sondazh

Poll