Bota

Putin: Ofensiva ukrainase ka filluar në të gjitha frontet, kërcënimi ende ekziston

Putin theksoi se Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk i arritën qëllimet e tyre në asnjë sektor, për shkak të guximit të ushtarëve rusë dhe organizimit të duhur të trupave.

9 Qershor 2023, 20:05 Nga m.s
Putin: Ofensiva ukrainase ka filluar në të gjitha frontet,
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ofensiva ukrainase ka filluar në të gjitha frontet! “Mund të themi me siguri se kundërofensiva ka filluar dhe për këtë dëshmon përdorimi i rezervave strategjike”, tha kreu i shtetit.

Putin theksoi se Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk i arritën qëllimet e tyre në asnjë sektor, për shkak të guximit të ushtarëve rusë dhe organizimit të duhur të trupave. "Mund të thuhet se të gjitha përpjekjet e mëparshme kundërsulmuese kanë dështuar, por potenciali sulmues i trupave të regjimit të Kievit ende ekziston", tha Putin.

Ditë më parë, sipas tij, Forcat e Armatosura të Ukrainës pësuan humbje të konsiderueshme, raporton "Kurir".

"Dihet se në operacionet sulmuese humbjet janë rreth tre me një. Humbjet në këtë rast i tejkalojnë ndjeshëm treguesit klasikë. Nuk do t'i përsëris numrat tani, por janë mbresëlënës", tha presidenti dhe shtoi se udhëheqja ushtarake ruse po vlerëson situatën me kundërsulmin e armikut dhe do të fillojë nga realiteti në fushën e betejës.

Sergei Shoigu, ministri i Mbrojtjes i Rusisë, thotë se rezervat ukrainase të trajnuara posaçërisht, nuk arritën të depërtojnë mbrojtjen ruse në rajonin Zaporozhye të enjten mbrëma.

Sipas të dhënave të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Kievi ka humbur 945 ushtarë gjatë ditës së kaluar, si dhe 33 tanke, 28 automjete luftarake këmbësorie, 38 automjete të blinduara luftarake, tre njësi artilerie vetëlëvizëse "Krab".

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll