Bota

Islanda do të mbyllë ambasadën në Moskë

Këto ndryshime nuk nënkuptojnë një ndërprerje të plotë të marrëdhënieve diplomatike mes Islandës dhe Rusisë.

9 Qershor 2023, 18:49 Nga m.s
Islanda do të mbyllë ambasadën në Moskë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Þórdís Kolbrún Reykfjörð Gylfadóttir

ISLANDË- Ambasada e Islandës në Moskë do të mbyllet më 1 gusht, sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Punëve të Jashtme të Islandës. Autoritetet islandeze i kanë kërkuar gjithashtu ambasadës ruse në Reykjavík, të zvogëlojë operacionet e saj në mënyrë që të mos ketë më një ambasador rus në Islandë. Megjithatë, këto ndryshime nuk nënkuptojnë një ndërprerje të plotë të marrëdhënieve diplomatike mes Islandës dhe Rusisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, falenderoi homologun e tij islandez, për vendimin për të pezulluar aktivitetet e ambasadës së saj në Moskë dhe për t'i kërkuar Rusisë që të kufizojë operacionet e ambasadës së saj në Reykjavík. 

“Rusia duhet të kuptojë se barbarizmi çon në izolim të plotë. Unë inkurajoj shtetet e tjera që të ndjekin shembullin e Islandës”, shkroi ai në Twitter .

Islanda ka operuar një ambasadë në Moskë që nga viti 1944, me përjashtim të viteve 1951-1953. Hera e fundit që nuk kishte ambasador rus në Islandë ishte 1948-1954. “Vendimi për mbylljen e aktiviteteve të ambasadës nuk nënkupton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme. 

“Sapo të lejojnë kushtet, theksi do të vihet në rifillimin e aktiviteteve të ambasadës islandeze në Moskë”.

moske

Sondazh

Poll