Bota

'U përgjigjet ndërkombëtarëve me një 'JO' të thjeshtë'/ 'Le Monde' shkruan për Kurtin: Kryeministri jofleksibël i Kosovës

Më pas shkrimi vijon me mënyrën sesi Kurti i është përgjigjur kërkesave të ndërkombëtareve, siç shkruan 'Le Monde' me një 'jo' të thjeshtë. 

9 Qershor 2023, 17:23 Nga a.l
'U përgjigjet ndërkombëtarëve me një
Albin Kurti

Gazeta prestigjoze franceze 'Le Monde' i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Kosovë, tensioneve në veri të vendit dhe kërkesave të ndërkombëtarëve për shtensionimin e situatës mes palëve, mes të cilave ajo më e rëndësishmja mbajtja e zgjedhjeve të reja në komunat veriore. Gazeta mban titullin 'kryeministri jofleksibël i Kosovës’ duke iu referuar kreut të qeverisë Albin Kurti. 

Në nëntitullin e këtij shkrimi në 'Le Monde', thuhet se Kurti heziton të shpallë zgjedhjet e reja në 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës edhe kjo është një nga kërkesat kryesore që vjen kundrejt tij nga Perëndimi për të ulur tensionet me Serbinë dhe për të vijuar me procesin e dialogut dhe normalizimit të marrdhënieve mes dy vendeve. 

Më pas shkrimi vijon duke përshkruar mënyrën sesi Kurti i është përgjigjur kërkesave të ndërkombëtareve, siç shkruan 'Le Monde' me një 'jo' të thjeshtë. 

“Albin Kurti mund t’i përgjigjet një pyetjeje të përsëritur tre herë me një jo të thjeshtë, pastaj të shpalosë mesazhin e tij pa ju dëgjuar më, duke ditur të qëndrojë i qetë, i sjellshëm dhe thellësisht jo fleksibël”, shkruan në artikullin e “Le Monde”.

“Le Monde” gjithashtu shkruan për kushtet e Kurtit për rivendosje të shtetit ligjor në Veri, garanci për fushatë të lirë dhe të drejtë në këmbim të largimit të kryetarëve të katër komunave veriore, vendosja e të cilave sipas “Le Monde” ka provokuar përplasjen mes serbëve lokalë de forcave të NATO-së më 29 maj, dhe në këmbim të shpalljes së zgjedhjeve të reja.

“S’ka rëndësi që dy emsiar të dërguar nga Brukseli dhe Uashingtoni erdhën të hënën në Prishtinë për t’i lutur që të organizojnë këto zgjedhje deri në korrik në këtë territor që është ende nën kontrollin e fshehtë të Beogradit dhe ku serbët bojkotuan votimin e fundit”. Shkruan “Le Monde”. 

'U përgjigjet ndërkombëtarëve me një
Albin Kurti

Tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 9 Qershor 2023, 14:43

Çfarë është Energjia e Errët?

Foto ilustruese TIRANË- Energjia e errët është emri që i është dhënë një prej forcave më misterioze ...