Bota

'Duhet t'i afrohet plotësisht Perëndimit'/ Hill: Dua që Serbia t’i bashkohet BE-së, por jo me problemet që ka

Po ashtu Hill vlerësoi se ka çështje që duhet të zgjidhen, ndërsa theksoi se SHBA-ja dëshiron ta ndihmojë Serbinë të kalojë nëpër atë proces dhe të bëhet një anëtare e mirë dhe e plotë e BE-së.

9 Qershor 2023, 17:07 Nga a.l
'Duhet t'i afrohet plotësisht Perëndimit'/ Hill: Dua
Christopher Hill

SERBI- Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill shprehet se SHBA-ja dëshiron të ketë një marrëdhënie më të mirë me Serbinë. Siç raporton media serbe Danas.rs., Hill nga ana tjetër theksoi se Serbia duhet ketë një partneritet të ngushtë edhe me Bashkimin Evropian. Në thelb të kësaj deklarate, ambasadori shtoi se më shumë Amerikë nuk do të thotë domosdoshmërisht më pak Bashkim Europian, por më shumë nga të dyja. 

 “Për ne është thelbësore që Serbia dhe Bashkimi Europian të funksionojnë së bashku, gjegjësisht që Serbia të anëtarësohet në BE. Ne jemi dy vende të ndara nga një oqean i madh, por ne nuk jemi të ndarë nga BE, sepse një pjesë thelbësore e rolit të Amerikës këtu është të mbështesë Serbinë në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me BE”, tha sot ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Po ashtu Hill vlerësoi se ka çështje që duhet të zgjidhen, ndërsa theksoi se SHBA-ja dëshiron ta ndihmojë Serbinë të kalojë nëpër atë proces dhe të bëhet një anëtare e mirë dhe e plotë e BE-së.

“Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë këtë koncept thelbësor që Serbia duhet të ndryshojë drejtimin e saj, t’i afrohet plotësisht Perëndimit”, tha ai dhe shtoi se Serbia i përket BE-së.

Ambasadori ndër të tjera tha se do të donte që Serbia t’i bashkohej BE-së, por jo me të gjitha problemet e saj. 

christopher hill

Sondazh

Poll

Bota 9 Qershor 2023, 14:43

Çfarë është Energjia e Errët?

Foto ilustruese TIRANË- Energjia e errët është emri që i është dhënë një prej forcave më misterioze ...