Bota

Sulm në një shkollë në Britani, plagosen 3 persona, mes tyre 2 studentë

Një zëdhënës i policisë së Devon dhe Cornwall ka konfirmuar se një djalë 16-vjeçar është arrestuar me dyshimin për tre akuza për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore me dashje.

9 Qershor 2023, 15:50 Nga a.l
Sulm në një shkollë në Britani, plagosen 3 persona, mes tyre
Shkolla në Tiverton

BRITANI- Një sulm i rëndë është raportuar pranë një shkolle në Britani. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në shkollën Blundell në Tiverton në Devon. 

Tre persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve dy fëmijë të cilët janë dërguar në spital. Një zëdhënës i policisë së Devon dhe Cornwall ka konfirmuar se një djalë 16-vjeçar është arrestuar me dyshimin për tre akuza për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore me dashje.

Ai aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia.

sulm ne britani

Sondazh

Poll

Bota 9 Qershor 2023, 14:43

Çfarë është Energjia e Errët?

Foto ilustruese TIRANË- Energjia e errët është emri që i është dhënë një prej forcave më misterioze ...