Bota

PREKËSE/ Gruaja dhuron mobiliet e saj për një familje të prekur nga përmbytjet pasi djali i saj humbi 'betejën' me kancerin

Në kujtim të djalit të saj, gruaja themeloi një shoqatë mbështetëse për pacientët me kancer dhe familjet e tyre, të quajtur STEFANO.

9 Qershor 2023, 13:29 Nga a.l
PREKËSE/ Gruaja dhuron mobiliet e saj për një familje të
Mobiljet

ITALI- Një grua e quajtur Laura, ka vendosur të solidarizohet për familjet e prekura nga përmbytjet në Itali. Në vititn 2021 djali i saj Stefano humbi jetën për shkak të një tumori dezmoplastik. Ashtu si e ëma djali shquhej për bujarinë e tij të madhe, aq sa kur përmbytja goditi qytetin e tij në vitin 2014, ai ishte në mesin e të ashtuquajturve “engjëj të baltës ”, pra një nga vullnetarët që ndihmoi në pastrimin e qytetit, shkruan Tg.com. 

Në kujtim të djalit të saj, gruaja themeloi një shoqatë mbështetëse për pacientët me kancer dhe familjet e tyre, të quajtur STEFANO. Ajo sot ndau një postim në Facebook në të cilin tha se dëshiron të dhurojë mobiljet nga dhoma e djalit të tij për një familje të prekur nga tragjedia e përmbytjeve në Emilia Romagna.  

itali stefano andaz aziz

Sondazh

Poll