Bota

Kurti nga Kroacia: U futa në dialogun me Serbinë sepse organizohet nga BE-ja

Gjatë samitit në Dubrovnik, kreu i Qeverisë së Kosovës tha se është përfshirë në procesin e bisedimeve me Serbinë sepse lehtësimi i bisedimeve organizohet nga Bashkimi Evropian.

9 Qershor 2023, 15:04 Nga a.l

 

Kurti nga Kroacia: U futa në dialogun me Serbinë sepse organizohet nga
Albin Kurti

 

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Dubrovnik të Kroacisë. Ai ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e cila mund të arrihet përmes disa kushteve ku përfshihen kërkesa e faljes nga Serbia për krimet e kryera në Kosovë, ndërrimin e Kushtetutës nga Serbia, kthimin e të pagjeturve, pagimin e dëmeve të luftës dhe pa e njohur pavarësinë e Kosovës. 

Gjatë samitit në Dubrovnik, kreu i Qeverisë së Kosovës tha se është përfshirë në procesin e bisedimeve me Serbinë sepse lehtësimi i bisedimeve organizohet nga Bashkimi Evropian.

Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe të ardhmes që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Kurti duke shtuar se i është bashkuar dialogut me Serbinë sepse ai organizohet nga Bashkimi Evropian, që është lehtësues i bisedimeve. 

Një deklaratë e tillë e kryeministrit Albin Kurti vjen në një moment mjaft delikat ku gjendet procesi i negociatave, pas ngjarjeve të fundit në veri dhe pas acaraimit të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 9 Qershor 2023, 14:43

Çfarë është Energjia e Errët?

Foto ilustruese TIRANË- Energjia e errët është emri që i është dhënë një prej forcave më misterioze ...