Bota

'Bëhuni ju gjykues'/ Këshilltari i Kurtit LISTON faktet që sollën tensionet në veri

Zulfaj gjithashtu ka renditur kronologjikisht faktet që siç tha ai, çuan në sulme ndaj ushtarëve të NATO-s, policëve dhe gazetarëve nga bandat kriminale që gjenden në listën e pagave të Serbisë.

9 Qershor 2023, 13:56 Nga a.l
'Bëhuni ju gjykues'/ Këshilltari i Kurtit LISTON faktet
Jeton Zulfaj

KOSOVË- Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës dhe protestave të mbajtura javën e fundit të majit, që kulmuan me akte dhune më datë 29. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, Zulfaj shkruan se ngjarjet e fundit në veri të vendit, dhuna ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve kanë shokuar shumë njerëz. Zulfaj gjithashtu ka renditur kronologjikisht faktet që siç tha ai, çuan në sulme ndaj ushtarëve të NATO-s, policëve dhe gazetarëve nga bandat kriminale që gjenden në listën e pagave të Serbisë.

“Bëhuni ju gjykuesi nëse kjo është mungesë koordinimi apo mungesë mbështetjeje për rendin kushtetues të Kosovës”, shkruan ai.

Faktet e renditura nga Zulfaj:

05 nëntor – Dorëhiqen kryetarët e bashkive

14 nëntor – Shpallen zgjedhjet e reja

12 dhjetor – Shtyhen zgjedhjet

10 dhjetor – Serbët e Kosovës vendosin barrikada me porosi nga Beogradi

28 dhjetor – Presidenti i Serbisë urdhëron serbët e Kosovës të heqin barrikadat

27 shkurt – Miratohet marrëveshja bazë

17 mars – Me kërkesë të QUINT-it, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zgjat edhe për më shumë ditë afatin për certifikimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje.

18 mars – Marrëveshja dhe aneksi konsiderohen të miratuara

18 mars – Vuçiç thotë se Serbia nuk do të zbatojë të gjitha nenet e Marrëveshjes bazë

21 prill – Lista Serbe bën thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale

21 prill – Aleksander Jabllanoviç tërhiqet dy ditë para zgjedhjeve

23 prill – Në katër komuna mbahen zgjedhjet lokale

24 prill – Serbia shkel marrëveshjen bazë duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

19 – 25 maj – Kryetarët e rinj marrin zyrtarisht detyrën, pa ndonjë incident

26 maj – Kryetarët shkojnë në punë, protestuesit bllokojnë me forcë hyrjet e komunave

29 maj – Milicia fashiste serbe në listën e pagave të Serbisë sulmon KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët

Tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

jetom zulfaj tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll