Bota

Operacioni shkoi me sukses, Papa Françesku rifillon punën

Ati i Shenjtë iu nënshtrua një laparotomie dhe një ndërhyrje plastike për shkak të një hernieje në zonën e barkut.

9 Qershor 2023, 15:49 Nga m.s
Operacioni shkoi me sukses, Papa Françesku rifillon punën
Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pas ndërhyrjes që ai ka kryer. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni i cili tha : "Ekipi mjekësor informon se fotografia klinike po përmirësohet në mënyrë progresive, dhe kursi pas operacionit është i rregullt. Pas mëngjesit, Shenjtëria e tij filloi të mobilizohet, duke kaluar pjesën më të madhe të mëngjesit në një kolltuk duke lexuar gazetat dhe ti kthehej punës", shkruan "Tg Com24".

Ati i Shenjtë kaloi një natë tjetër të qetë. Papa ndodhet që prej të mërkurës në spitalin Poliklinik Gemelli. Ati i Shenjtë iu nënshtrua një laparotomie dhe një ndërhyrje plastike për shkak të një hernieje në zonën e barkut. Operacioni zgjati tre orë dhe periudha pas operacionit kaloi pa asnjë problem.

papa françesku matteo bruni itali operacioni

Sondazh

Poll

Bota 9 Qershor 2023, 14:43

Çfarë është Energjia e Errët?

Foto ilustruese TIRANË- Energjia e errët është emri që i është dhënë një prej forcave më misterioze ...