Bota

Tensionet në Veri/ Kurti nga Kroacia: Policia do të largohet kur të hiqen ekstremistët e dhunshëm

Ai ka folur për tensionet e fundit në veri të vendit ku tha se Kosova ka nevojë për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit dhe për datën e zgjedhjeve, shkruan N1.

9 Qershor 2023, 14:37 Nga a.l
Tensionet në Veri/ Kurti nga Kroacia: Policia do të largohet kur
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë sot pjesë në një konferencë në Dubrovnik të titulluar “Kroacia evropiane, retrospektiva dhe perspektiva”. Ai ka folur për tensionet e fundit në veri të vendit ku tha se Kosova ka nevojë për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit dhe për datën e zgjedhjeve, shkruan N1. Kurti gjithashtu u shpreh se Kosova mund të ulë prezencën e policisë speciale në komunat veriore nëse ekstremistët e dhunshëm i japin fund trazirave.

Unë mendoj se rruga përpara është dialogu intensiv për të implementuar marrëveshjen dhe ne kemi një marrëveshje dhe duhet ta implementojmë”, ka thënë kryeministri Kurti. 

Kurti gjithashtu ka thënë se BE-ja është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe të ardhmes pas Luftës së Dytë Botërore dhe se është inkuadruar në dialog me Serbinë sepse atë e organizon Bashkimi Evropian dhe është lehtësues i bisedimeve. 

albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 9 Qershor 2023, 14:43

Çfarë është Energjia e Errët?

Foto ilustruese TIRANË- Energjia e errët është emri që i është dhënë një prej forcave më misterioze ...