Bota

Temperatura REKORD/ Ekspertët ngrejnë alarmin: Siberia mes valës më të keqe të të nxehtit në histori

Temperatura rekord u shënuan edhe ditën e mërkurë në disa zonë të vendit, kryesisht në Baevo, e cila arriti 39.6 gradë dhe Barnaul, e cila arriti në 38.5 gradë. 

9 Qershor 2023, 13:48 Nga a.l

 

Temperatura REKORD/ Ekspertët ngrejnë alarmin: Siberia mes valës
Siberi

 

SIBERI- Siberia, e njohur për klimën e saj të ftohtë të ashpër, ka shënuar temperatura rekord dhe rajoni aktualisht ndodhet mes valës më të keqe të të nxehtit në histori. Më 3 qershor, temperaturat arritën 37.9 gradë Celsius në Jalturovosk, dita e tij më e nxehtë në historinë e Siberisë. Lajmi është bërë i ditur nga klimatologu Maximiliano Herrera për CNN të enjten, shkruajnë mediat e huaja. 

Temperatura rekord u shënuan edhe ditën e mërkurë në disa zonë të vendit, kryesisht në Baevo, e cila arriti 39.6 gradë dhe Barnaul, e cila arriti në 38.5 gradë. 

"Kështu që mund të themi se është vërtet e jashtëzakonshme. Është 'vala më e keqe e të nxehtit në histori. Rekordet vazhdojnë të bien sot (e enjte) me përsëri temperatura rreth 40 gradë Celsius' e rajonit," tha Herrera për CNN.

Nuk është vetëm Siberia shteti që ka parë nxehtësi rekord këtë javë. Të mërkurën, temperaturat mbi 45 gradë u regjistruan në Kinë, 43 gradë në Uzbekistan dhe 41 gradë në Kazakistan.

siberi

Sondazh

Poll