Sport

Uruguaji dhe Italia, të dielën në finalen e Botërorit U-20 në Argjentinë

Ndeshja finale do të luhet të dielën në Buenos Aires. Po këtë ditë do të luhet për vendet 3-4...

9 Qershor 2023, 14:43 Nga DOSJA
Uruguaji dhe Italia, të dielën në finalen e Botërorit U-20

ARGJENTINE - Uruguaji mundi Izraelin të enjten në gjysmëfinale të Kupës së Botës U-20 me rezultatin 1-0, ndërkohë që dhe Italia fitoi ndaj Koresë së Jugut me rezultatin 2-1 dhe do të përballen të dielën, në finalen e kompeticionit.

Në ndeshjen e parë të gjysmëfinale, mjaftoi një gol i vetëm i Anderson Duartes, në minutën e 61-të, për të mbajtur gjallë ëndrrën uruguajane, e cila tashmë do të përballet me skuadrën italiane në ndeshjen vendimtare, në Buenos Aires të Argjentinës.

Përplasja mes Italisë dhe Koresë së Jugut u vendos vetëm në minutat e fundit të takimit, pasi transalpinët kishin hapur rezultatin në minutën e 14-të me Cesare Casadei, por në minutën e 23-të Lee Seung-Won barazoi me penallti, dhe vetëm në minutën e 86-të erdhi goli i fitores për evropianët, falë Simone Pafundit.

Uruguaji do të luajë finalen e tretë të një Botërori U-20, pas humbjeve ndaj Argjentinës (1997) dhe Francës (2013), ndërsa Italia do të jetë për herë të parë në ndeshjen finale të këtij kompeticioni.

Izraeli dhe Koreja e Jugut do të përballen gjithashtu të dielën, në ndeshjen që do të vendosë se kush do të zërë vendin më të ulët në podium.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll