Sport

VIDEO/ Finalja e Champions League në Stamboll, një trofe i madh në sheshin Taksim

Një trofe i madh i Champions është vendosur në Sheshin Taksim në Stamboll, përpara finales së madhe të nesërme (21:00) mes Manchester City dhe Interit.

9 Qershor 2023, 11:17 Nga DOSJA

VIDEO/ Finalja e Champions League në Stamboll, një trofe i madh

TURQI - Stambolli po ecën me ritmet e finales së Champions League. Të shtunën (21:00) në stadiumin “Olimpik Atatürk”, Manchester City dhe Inter do të duelojnë për “gralin e shenjtë” të futbollit europian dhe tashmë metropoli turk është pushtuar nga visitorë të shumtë…

Të enjten, UEFA vendosi në sheshin Taksim një trofe të madh të Champions League, si dhe një kopje gjigante të topit, me të cilin do të luajnë dy finalistët. Mijëra fansa i kanë kaluar këto orë nga sheshi dhe janë fotografuar përballë kupës dhe topit.

VIDEO/ Finalja e Champions League në Stamboll, një trofe i madh

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll