Sport

U ka mbetur në derë, “Djajtë e Kuq” duhet të marrin një vendim për Greenwood...

Manchester United nuk ka vendosur për fatin e Mason Greenwood, i cili është ende larg fushës dhe nën një hetim të brendshëm.

9 Qershor 2023, 13:00 Nga DOSJA
U ka mbetur në derë, “Djajtë e Kuq” duhet të

ANGLI - I qetësuar nga drejtësia disa muaj më pare, pas një hetimi për sulm seksual, Mason Greenwood nuk ka luajtur që nga janari 2022 me Manchester United. Ndërsa një hetim i brendshëm është ende në vazhdim në klub, “Djajtë e Kuq” po mendojnë seriozisht ta heqin qafe të riun anglez sipas “Daily Mail”. 

Drejtuesit ‘Mancunianë’ shpresojnë që fillimisht ta lëshojnë sulmuesin e tyre në formë huazimi, para se ndoshta ta lirojnë nga kontrata e tij, nëse konsiderojnë se faktet kundër tij kanë diskredituar mjaftueshëm imazhin e klubit sipas tabloidit. 

Me dy vite të tjera kontratë te United, Greenwood mund të gjejë një bazë në Itali, Spanjë ose Turqi, ku ka skuadrat që kanë shfaqur tashmë interes për të. 

Huazimi i tij në Evropë do të lejonte Erik Ten Hag të vlerësonte performancën e tij, shëndetin e tij mendor, por mbi të gjitha të gjykonte pritjen e publikut në stadiume përballë lojtarit 21-vjeçar, popullariteti i të cilit u zhduk pas lidhjes gjyqësore. 

Për më tepër, falë largimit të tij për një sezon, “Djajtë e Kuq” do t'i linin vetes disa muaj shtesë për të vendosur përfundimisht çështjen e tij, veçanërisht pasi marrja e klubit nga sheikët e Katarit, ose Ineos, është aktualisht në mendjen e të gjithëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll