Sport

STATISTIKA/ Sa trofe Champions League ka fituar Manchester City dhe Inter?

Rezultati aktual është 3-0 për skuadrën italiane, a do të arrijnë anglezët të futen në listën e fituesve të këtij kompeticioni?

9 Qershor 2023, 13:40 Nga DOSJA
STATISTIKA/ Sa trofe Champions League ka fituar Manchester City dhe Inter?

TURQI - Të shtunën, më 10 qershor, Manchester City dhe Inter i Milanos do të luajnë finalen e Champions League, në orën 21:00 në stadiumin “Olimpik Atatürk”, në Stamboll. Skuadra fituese do të shtojë listën historike të fituesve të këtij trofeu të lakmuar. Por deri tani, sa trofe të tilla ka secili nga rivalët?

Inter i Milanos

Skuadra italiane ka në rekordin e saj tre tituj të Champions League edhe pse dy të parët konsiderohen si Kupa e vjetër e Kampioneve. Zikaltërit u shpallën kampionë të këtij kompeticioni për herë të parë në sezonin  1963/64  dhe vitin pasardhës (1964/65) e  rivlerësuan titullin. Më pas, Interit iu deshën 45 vjet (2009/10) për të fituar sërish ‘veshgjatën’.

Interi u bë kampion për herë të parë në sezonin 1963/64. Italianët mundën Real Madridin 3-1 në stadiumin “Ernst Happel” të Vjenës, i njohur më parë si “Praterstation”. Kjo ishte e para nga tre finalet e vetme që madrilèneët ka humbur në këtë kompeticion.

Skuadra italiane rivlerësoi titullin e tyre të kampionit evropian në sezonin 1964/65. Zikaltrit mundën Benfikën 1-0 në finale në stadiumin “Giuseppe Meazza”, i njohur më mirë si “San Siro”.

Inter i Milanos fitoi kompeticionin përsëri në sezonin 2009/10. Pas 45 vitesh, italianët morën ‘veshgjatën’ kur ajo njihej tashmë si Champions League. Me këtë rast, skuadra mundi Bayern Munich 2-0 në “Santiago Bernabeu”.

Manchester City

Skuadra angleze nuk e ka fituar në asnjë rast Champions League. Djemtë e Pep Guardiolës kanë mundësinë që këtë të shtunë të kenë premierën në vitrinën e këtij kompeticioni europian, nëse shpallen kampionë ndaj Interit. 

Pavarësisht se nuk kanë asnjë titull, ‘Citizens’ kanë arritur një herë në finale, në sezonin 2020/21. Manchester  City humbi finalen e sezonit 2020/21 kundër Chelsea 0-1, në “Estadio do Dragão”, në Porto të Portugalisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll