Sport

"France Football"/ Trofeu dhe fituesi i “Topit të Artë” do të mësohet më 30 tetor...

Emrat e kandidatëve do të publikohen më 6 shtator

9 Qershor 2023, 12:09 Nga DOSJA

"France Football"/ Trofeu dhe fituesi i “Topit të

FRANCE - Trofeu më i lakmuar në botën e futbollit europian, “Topi i Artë” për vitin 2023, dhënë nga revista prestigjoze "France Football", do të dorëzohet më 30 tetor gjatë një gala në Paris, thanë organizatorët këtë të premte. Ata do të pasojnë sulmuesin Karim Benzema të Real Madridit dhe Alexia Putellas, që luan për Barcelonën. 

Në datën 6 shtator do të shpallen kandidatët në kategoritë e ndryshme të çmimit, si “Topi i Artë” për meshkuj dhe femra, si dhe çmimi “Kopa” për lojtarin më të mirë të ri dhe “Yashin” për portierin më të mirë.

Për sa u përket atyre që zgjedhin çmimin “Socrates”, i cili shpërblen futbollistët e përfshirë në aksione sociale apo bamirëse, ata do të zbulohen më 7 korrik.

"France Football"/ Trofeu dhe fituesi i “Topit të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll